KB-ja do të dërgojë 20 vëzhgues në Alepon Lindor

Qeveria siriane e ka miratuar dërgimin e 20 vëzhguesve të KB-së në Alepon lindor, të cilët do ta përcjellin evakuimin e popullatës dhe kryengritësve, njofton zëdhënësi i organizatës botërore Stefan Guzhariq, i cituar nga mediat franceze.

Në zëvendësim të kësaj KB-ja nga të gjitha anët në konflikt presin që ta aprovojnë qasjen deri te dërgesat me ndihmë humanitare për qytetin, ku civilët nga korriku jetojnë nën rrethim.

Drita e gjelbër për dërgim të 20 vëzhguesve në Alepon lindor në KB është dhënë një ditë pasi që Këshilli i Sigurisë unanimisht e pranoi rezolutën për këtë temë.

Nga fillimi i evakuimit në Alepon lindor, të filluar para pesë ditëve, të paktën 25.000 civilë dhe kryengritës e kanë braktisur këtë enklavë kryengritëse, dje kumtoi zëdhënësja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button