Përmes një projekti të USAID-it është zvogëluar konsumi i energjisë në 17 kompani të Maqedonisë

Shtatëmbëdhjetë kompani të Maqedonisë në katër vitet e fundit kanë arritur t’i zvogëlojnë shpenzimet e tyre për energji përmes Projektit për menaxhment industrial (PMI) të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Për instalimin e sistemit për monitorim dhe menaxhim me konsumin e energjisë, USAID kompanive u ka mbuluar 50 për qind të vlerës ose maksimum nga 20.000 dollarë.

“Shfrytëzim jo efikas i energjisë në industrinë e Maqedonisë ndikon dukshëm në konkurrencën e produkteve industriale. Projekti i USAID-it për menaxhment industrial e ka analizuar konsumin e energjisë dhe ka bërë plan për avancimin e saj në kompanive industriale në vend. Mbi këtë bazë ka siguruar pjesëmarrje të madhe në shpenzimet për instalim të sistemeve për monitorim dhe menaxhim me konsumin e energjisë në 17-të pilot kompanitë”, tha Xhejms Stajn, drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni në konferencën e sotme me të cilën u shënua përfundimi i suksesshëm i projektit katërvjeçar.

Ai theksoi se shpreson se rezultatet pozitive nga projekti do të jenë nxitje për përdorim më të gjerë të sistemit për monitorim dhe menaxhim me konsumin e energjisë, si dhe për implementimin e projekteve për përmirësim të efikasitetit energjetik në sektorin industrial në Maqedoni.

Drejtori i PMI, Dragan Bllazhev potencoi se kompanitë, tek të cilat është vendosur sistemi për monitorim dhe menaxhim me konsumin e energjisë munden në mënyrë më të mirë të kenë kontroll në konsumin e energjisë dhe të bëjnë aktivitete, të cilat mund të kontribuojnë për zvogëlimin e shpenzimeve dhe konsumin e energjisë.

Ai theksoi se investimi kthehet nga një deri në pesë vjet, tek investime më të vogla, ndërsa tek investime më të mëdha dhe investimet me afat më të gjatë, sidomos për energji ripërtëritëse kthimi është për shtatë, tetë ose më shumë vite.

Numri më i madh i kompanive, në të cilat e kemi vendosur sistemin shfrytëzojnë energji elektrike, por ka edhe të atillë që shfrytëzojnë avull me ujë, naftë, gaz dhe ajër të ngjeshur si energjens kryesor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button