Njeriu që përkujdeset për 735 qen (FOTO)

Ai ka një fermë në Karnataka të Indisë, në të cilën mban qentë e tij, transmeton Koha.net. Shukla, ferma e të cilit është 3 hektarë e gjysmë, përkujdeset për 735 qen që së paku janë numëruar.

Shumica prej qenve kanë humbur, dhe disa të tjerë janë braktisur nga pronarët e tyre. Të ardhurit e fundit janë 22 qen, që ishin në pronësi të një biznesmeni, i cili së fundmi u vra nga kriminelët.

“Jam ndalesa e fundit për këta qen. Ata nuk janë më të bukur dhe të butë. Shuëm prej tyre janë të sëmurë dhe nuk i do askush”, thotë Shukla, 45 vjeçar.

I njohur si “Babai i qenve”, ai ka në pronësi lloje të ndryshme të tyre.

Shukla, që ka themeluar me gruan e tij një kompani softuerike dhjetë vjet më parë, shpenzon tre apo katër ditë të javës në fermë për t’u përkujdesur për qentë.

“Kam punuar në Delhi, në SHBA dhe tani kam kompaninë time në Bangalore. Blerja e makinave të mëdha, orëve të shtrenjta dhe e zbukuruar ishte ajo që kisha. Kam udhëtuar shumë dhe kam parë botën, por atëherë nuk isha i lumtur”, shprehet ai.

Më pas Kavya kishte ardhur në jetën e tij, një qen 45 ditësh Golden Retriever, me të cilin ishte takuar në qershor të 2009 dhe më pas ka takuar edhe qen të tjerë për të cilët ka filluar të përkujdeset.

Në fermë ai ka të punësuar 10 persona, përfshirë një asistent veteriner të trajnuar, që përkujdeset për qentë, përgatit ushqimin dhe i ushqen. Në ditë qentë ushqehen me 200 kg mish pule dhe 200 kg tjera oriz, dhe shumë të tjerë që janë të sëmurë kanë nevojë për përkujdesje të rregullt shëndetësore.

Kostoja ditore e drejtimit të kësaj qendre është 663-737 dollarë, sipas Shuklas, i cili thotë se mbulon 93 për qind të fondeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button