Bill Clinton: Rusët dhe FBI, fajtor për humbjen e Hillary Clinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka votuar për bashkëshorten e tij Hillary si pjesëtar i Kolegjit Elektoral të New Yorkut më 19 dhjetor, dhe më pas ka fajësuar “rusët” dhe FBI për humbjen e saj ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet e 8 nëntorit.

“Ajo ka luftuar kundër të gjithave. Dhe, ajo ka mbijetuar kundër të gjithave, por në fund u përfshinë rusët dhe FBI dhe ajo nuk mund t’ia dilte kundër tyre”, ka thënë ai.

Clinton javën e kaluar ka thënë se ai beson që Rusia është përgjegjëse për ndërhyrjen kibernetike dhe publikimin e emaileve të brendshme të demokratëve dhe dokumenteve për dëmtimin e fushatës zgjedhore të bashkëshortes së tij.

Ai gjithashtu iu ka referuar një njoftimi të FBI-së vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit se po e rihapte hetimin për emailat e Clinton, shkruan rel.

Hillary Clinton, gjatë javës së kaluar ka thënë se sulmet kibernetike ishin hakmarrja e presidentit rus, Vladimir Putin për kritikat e saj gjatë zgjedhjeve ruse të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button