Pesë të arrestuar në Turqi në lidhje me atentatin e ambasadorit rus

Pesë persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në vend, Andrej Karlov, raporton TASS.

Është arrestuar nëna, motra dhe babai i sulmuesit, si dhe dy persona të tjerë. Familjarët e atentatorit nga qyteti Sok, në perëndim të Turqisë, do të merren në pyetje në Ankara.

Vrasësi, i cili është likuiduar, tashmë është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, polic 22-vjeçar.

“Gjatë të shtënave janë plagosur tre shtetas turq”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Soilu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button