Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit është e vdekur

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela në një intervistë për televizionin shqiptar në SHBA, “AA-Vizion” ka folur për situatën politike dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, duke theksuar pakënaqësitë dhe zhgënjimet e shqiptarëve sidomos pas vitit 2001 kur priteshin ndryshime të mëdha për këtë popull.

“Popullata në Maqedoni jeton keq, fatkeqësisht në 10 vjeçarin e fundit na paraqiten situata që i kemi përjetuar në periudhën e ish sistemit. Ne si institucion lokal vazhdimisht kemi pengesa nga pushteti qendror për punët tona në sferën e arsimit, kulturës por edhe në fushat e tjera. Por sidoqoft ne jemi të vendosur ti çojmë punët para. Komuna jonë këtë vit bojkotoi Mbrëmjet Strugane të Poezisë për shkak të mospërdorimit të plotë të gjuhës shqipe, ndërsa po e ripërsëris që verën që vjen nëse ky problem nuk rregullohet, unë nuk do të lejoj që ky eveniment të zhvillohet në territorin e komunës së Strugës ” tha Ziadin Sela, transmeton Drini.mk.

I pyetur nga gazetari Qazim Doda, lidhur me shpërqendrimin e vëmendjes të partive shqiptare nga Shkupi dhe anashkalimin e kryeqendrës së dikurshme të vilajetit të Kosovës. Sela theksoi se Shkupi ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kryeqendër e shqiptarëve të Maqedonisë. 

 “AA Vizion”: Ku e ka selinë qëndrore BDI-ja dhe PDSH-ja, si mendoni ju prej selive nëpër fshatra me e udhëheq çështjen shqiptare në Maqedoni, ku është Shkupi për ju ? Z.Sela – Në vitet 90-ta formimi i subjekteve politike ishte më problematik, prandaj shqiptarët i krijuan subjektet politike atje ku ndiheshim me te sigurtë. Fatkeqësisht Shkupi është lënë ndër vite në një nivel të ulët arsimor. Duhet të dalin njerëz që përfaqësojnë gjëra që i duhen shoqërsië shqiptare. Nëse do flisja me loklalizma do thoja Struga, por jo, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë është Shkupi dhe do ngelet Shkupi, prandaj duhet të shihet mundësia e hapjes së selive në kryeqytet.

Sela në fjalën ripërsëriti qëndrimin e subjektit politik që përfaqëson duke thënë se Marrëveshja e Ohrit tashmë është e vdekur. Ai tha se shqiptarët tashmë nuk duhet të kërkojnë që të drejtat e tyre tua plotësojnë maqedonasit por siç tha ai duhet me punë djersë dhe gjak ti realizojmë vetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button