Gjykata Administrative mes ligjit dhe diktatit partiak

Tani që partitë politike ankesat e tyre ndaj vendimeve të KSHZ-së i kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative, e gjithë vëmendja e opinionit është drejtuar kah kjo instancë e lartë gjyqësore. Por vendimi nuk duket i lehtë: Gjykata administrative ndodhet mes ligjit dhe trysnisë së VMRO DPMNE-së. Mbetet të shihet se cila anë e peshores së gjykatës është më e rëndë, ajo e ligjit apo e pushtetit, shkruan Portalb.mk.  

Gruevski: Gjykata administrative të sjellë vendim në favorin tonë!

Dy ditë më parë lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi:

“Bëjmë thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Gjykatës Administrative, ndërkaq nëse edhe ajo bie pre e vendimeve të paligjshme të KSHZ-së, VMRO-DPMNE, deklaron se nuk do të merr pjesë në rivotim dhe rezultatet e atij rivotimi nuk do t’i pranojë” tha Gruevski.

PSP mori në pyetje gjyqtarë të Gjykatës Administrative  

Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative u morën në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), për vendim dhe mendim në lidhje me ankesat në proceset zgjedhore në lidhje me zgjedhjet diskutabile të përmendura në të a.q. “Bombat e Zaevit”. Bëhet fjalë për gjykatësit: Ana Gerasimovska, Daniella Antovska, Gjoko Zhivkovski, Nada Ivanova dhe Rahillka Stojkovska.

KE: Hiqni duart nga gjyqësori!

Komisioni Evropian sot ka bërë thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSZ) dhe gjyqësorit.

Juristët: Gjykata Administrative mes ligjit dhe diktatit partiak

Sipas juristit Osman Kadriu, lideri i VMRO DPMNE-së është kontravers në atë që thotë e në atë që bën. Kështu pasi ai nga njëra anë apelon që Gjykata e Apelit të lihet e lirë e të mos i bëhen presione, por nga ana tjetër ai vetë bën presion mbi të duke thënë se nuk do ta pranonte një vendim që do të sillej në disfavor të tij.

“Një lider në qoftë se në të vërtetë angazhohet për pavarësi, për ligjshmëri, për kushtetutshmëri assesi nuk guxon të thotë se në qoftë se procedura përfundon në vendim qoftë pozitiv apo negative për partinë në fjalë, të mos e pranojë vendimin” tha Kadriu.

Sipas Kadriut, deklarata e Gruevskit është në dëm partisë së tij në veçanti dhe në dëm të shtetit. Kjo sipas tij, shpie në destabilizimin e marrëdhënieve, zmadhimin e tensioneve, prishjen e stabilitetit dhe sigurisë në krijimin e kushteve për zgjedhjet e qeverisë së radhës.

Sipas Kadriut, me vendimet që ka sjellë Gjykata administrative në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe lokale ka dëshmuar se është nën trysni të partive politike në pushtet. Ashtu që është e mundshme që deklarata e Gruevskit të ketë ndikim direkt në vendimin përfundimtar.

“Në qoftë se pranohet një trysni e tillë edhe këtë radhë do të dëshmohet se Gjykata administrative së bashku me gjithë gjyqësorin në Maqedoni janë të politizuar dhe se veprojnë sipas diktatit politik dhe jo sipas ligjit dhe rregullativës pozitive të Maqedonisë” theksoi Kadriu.

Ndryshe, seanca e parë për shqyrtimin e padive në Gjykatën Administrative pritet të fillojë sot në orën 18:00./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button