Mile Dimitrovski, kryetar i ri i Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve

Mile Dimitrovski do ta udhëheqë Odën e Arkitektëve të Autorizuara dhe Inxhinierëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë, në katër vitet e ardhshme, njofton MIA.

Oda, e cila numëron më shumë se 3.000 anëtarë aktivë, vendimin e solli në Asamblenë zgjedhore gjatë fundjavës së kaluar, me votim të fshehtë, me shumicë absolute votash.

Siç informojnë nga Oda, Dimitrovski është profesor i rregullt në Fakultetin e Makinerisë pranë Institutit për Inxhinieri Termike dhe pjesëmarrës aktiv në realizimin e shumë projekteve nga sfera e energjetikës.

Profesor Mile Dimitrovski është udhëheqës i deritanishëm i sektorit për makineri pranë Odës, anëtar i Bordit drejtues të Odës dhe person përgjegjës për aktivitete ndërkombëtare të Odës. Angazhimi i tij i deritanishëm në organet e Odës rezultoi me pranim në odën e Maqedonisë në Federatën botërore të organizatave inxhinierike (WFEO), pjesëmarrje proaktive të odës së Maqedonisë në Asociacionin evropian të odave inxhinierike (ECEC), zhvillim të Komitetit Evropian për trajnim të vazhdueshëm profesional (CPD) etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button