Kambovski: Deklarata e Gruevskit e papjekur, por personale

Akademiku Vllado Kambovski e vlerëson deklaratën e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili tha se partia e tij më nuk do të pranojë përzierje të mëtejshme të diplomatëve të huaj në punët e brendshme të shtetit, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësoj se është papjekuri e nivelit më të ulët, që nëse do të ishte dhënë nag ndonjë organ ose përfaqësues i ndonjë organi shtetëror do ta gjykoja. Megjithatë ajo është dhënë në funksion të qëndrimeve partiake. Tjetër gjë është deklarata personale e madje edhe ajo partiake, ndërsa krejtësisht diçka tjetër gjë është interesi i shtetit. Sepse, procesi i euro-integrimit dhe I gjithë ai projekt nuk është projekt i një individi ose i një partie, por është projekt shoqëror” tha Kambovski.

Gjithsesi sipas tij, nuk do të ishte mirë që deklarata e Gruevskit ti drejtohej veçanërisht ambasadorit amerikan, Xhes Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button