Policia kapi vjedhësit në Gazibabë të Shkupit

Dy shkupjanë të moshës 35 dhe 33 vjeçare, do të përballen me drejtësinë, për shkak të disa vjedhjeve të rënda në uikend-shtëpiza dhe vjedhjen e një makine. 

B.A. 35 vjeçar dhe P.A. 33-vjeçar, do të përballen me Prokurorinë publike të Shkupit, për shkak të dyshimit se në mënyrë të paligjshme, kanë krijuar pasuri me vlerë mbi 3.000 euro.

Të apostrofuarit, veprat i kishin kryer duke filluar nga mesi i muajit tetor të vitit të kaluar, deri në fillim të muajit mars të këtij viti, në rajonin e “Gazi Babës” së Shkupit, në atarin e fshatit Katllanovë edhe atë në 8 lokacione në vendin e quajtur “Vreshtat e vjetra” dhe në lokacionin e quajtur “Fazaneria”.

Lajme të ngjashme

Back to top button