Aksion i Policisë në Kosovë, ndalohen zyrtarë të policisë

Një operacion në shkallë të gjerë i Policisë së Kosovës, që ka ndaluar një numër të zyrtarëve të policisë, është shtrirë në disa rajone të Kosovës, ka bërë të ditur Inspektorati i Policisë, njofton REL.

Një numër i policëve në rajonin e Mitrovicës, në veri dhe jug të vendit, janë ndaluar dhe po merren në pyetje për, siç thuhet, “dyshime për shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë ndalimin e policëve të Kosovës dhe ka shtuar se i “mbetet prokurorit të shtetit të vendos për masat e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë”.

“Janë disa zyrtarë policorë të cilët janë ndaluar. [Janë] të disa drejtorive rajonale dhe jo vetëm nga veriu dhe jugu i Mitrovicës”, tha Beka, por nuk ka saktësuar numrin e policëve të ndaluar.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka bërë të ditur përmes një komunikate se “pas një hetimi disa mujor po zhvillon një operacion të gjerë lidhur me këtë hetim”. Inspektorati ka njoftuar se në kuadër të këtij hetimi të ndaluarit janë ftuar për intervistim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button