Tv Festa feston 18 vjetorin

Televizioni Festa sot, mbushi 18 vjet. Fiks para 18 vjetësh , në eterin mediatik në vend u kyç edhe sinjali i TV Festa nga Kumanova.

Gjatë këtyre 18 viteve Televizioni Festa me sukses kreu funskionin e vet në informimin objektiv dhe me kohë të opinionit të gjerë në rajonin e Kumanovës, Likovës, Preshevës por edhe në  pjesë të Kosovës. 

Sidomos vlen të theksohet fakti se me mjaft sukses TV Festa ka kryer misionin e vet mediatik në kohën e luftërave në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.

Gjatë këtyre 18 viteve të Festa ka realizuar qindra emisione dokumentare, duke  mos i lënë anësh edhe emisionet informative , pastaj ato ekonomike, politike, kulturore , sportive e fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button