Myftiu i Shkodrës: Gjueti shtrigash ndaj fesë islame

Ka zgjedhur predikimin e hytbes së të premtes për të folur për ngjarjet më të fundit që komentohen më së shumti ditët e fundit në rradhët e muslimanëve shqiptarë për sulmin terrorist në Turqi.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i cilësoi sulmet ndaj fesë myslimane si gjueti shtrigash për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale me të cilat përballet Shqipëria.

Një myfti që edhe herë të tjera ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij, Syrari u kërkoi besimtarëve muslimanë të mos heshtin përballë kësaj situate.

Deklaratat e Myftiut të Shkodrës janë të ashpra krahasuar me qëndrimin zyrtar që komuniteti musliman ka mbajtur pas arrestimeve të 7 personave për terrorizëm dhe rekrutim të ushtarëve për të luftuar në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button