Nisma pranon humbjen në Drenas, akuzon Drenorin për tradhti

Nisma për Kosovën ka pranuar humbjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Drenas.

Në një konferencë për media, Enver Hoti nga Nisma ka pranuar se kandidati i partisë për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është mundur sot në balotazh nga Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Hoti ka akuzuar për tradhti Xhavit Drenorin, ish-kandidat të pavarur për kryetar të Komunës, që pas rrethit të parë të votimit i ofroi mbështetje kandidatit të Nismës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button