BESA nuk do të ankohet në Gjykatën Administrative, dyshon në pavarësinë e saj

Lëvizja Besa ka hequr dorë nga ankesa deri tek Gjykata Administrative pasi nuk beson se ky institucion do të mund të merr vendime të pavarura pa ndikim nga politika. Nga kjo parti për TV Shenja thanë se Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve morri vendim me diktat politik dhe njëjta procedurë janë të sigurt se do të vijojë edhe në Administrativen e kjo ata i ka zmbrapsur nga ideja për tu ankuar për gjashtë prej gjithsej shtatë parashtresave të refuzuara.

“Lëvizja “BESA” nuk do të dorëzon ankesa deri tek Gjykata Administrative për parashtresat që Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve i hodhi poshtë me diktat politik. Kjo pasi ne nuk i besojmë më as asaj gjykate. Epilogu dihet që tani”, thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button