Autobusët për evakuim futen në lindje të Aleppos, nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq

Autobusët për evakuim kanë filluar të futen në enklavën e fundit të mbajtur nga kryengritësit në lindje të Aleppos, nën mbikëqyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq Arabo-Sirian, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë “SANA”.

Autobusët do të përdoren për evakuimin e rebelëve dhe civilëve, transmeton Express.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Elizabeth Hoff, ka thënë se pret që evakuimi të fillojë rreth orës 14.

Ajo tha se një ekip i OBSH-së është rrugës për në Ramousah, në jugperëndim të Aleppos, ku do të ndodhë evakuimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button