Rama viziton Pejën, takohet me biznesmenët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Pejës, pas ftesës së marrë nga biznesmenët kosovarë. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimin mes bizneseve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Ky lajm bëhet i ditur nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe ELKOS Group, e cila njofton se takimi i kryeministrit shqiptar me biznesmenët kosovarë do të mbahet të shtunën, nga ora 15:30 deri në orën 18:00, në Pejë.

“Kryeministri Rama do t’i vizitojë kompanitë ‘Elkos Group’ dhe ‘Devolli Group’, kurse në hotelin ‘Dukagjin’ kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën, në të cilën do të diskutohet me bizneset kosovare në temën: ‘Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë-Shqipëri’”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Fillimisht kryeministri Rama do të ndalojë më kompaninë “Zahaç-Elkos Group” dhe “Devolli Group”, dhe më pas në orën 17:00 do të jetë në hotel “Dukagjini”, ku do të mbahet takimi me përfaqësuesit e bizneseve, me temë, “Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri”./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button