SHBA-ja e rrit çmimin për informacion për Bagdadin në 25 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar mbrëmë se e kanë dyfishuar shpërblimin për informacionet që çojnë në arrestimin dhe dënimin e liderit të grupit, Shteti Islamik, Abu Bakër al-Bagdadi.

Programi i Shpërblimit për Drejtësi i Departamentit amerikan të Shtetit ofron 25 milionë dollarë për informacionet që do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të Bahdadit. Shifra e parë ka qenë 10 milionë dollarë e ofruar në tetor të vitit 2011.

Bagdadi, shtetas irakian emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim al Samarai, është vetdeklaruar udhëheqës i një shteti me territore të okupuara të Irakut dhe Sirisë, para dy vjetësh.

Përkrahësit e quajnë atë “Kalifi Ibrahim”.

Lokacioni i tij i saktë nuk dihet. Raportohet se ai mund të jetë në Mosul të Irakut apo në territorin sirian që ende kontrollohet nga Shteti islamik.

Zyrtarët irakianë besojnë që presioni në rritje si rezultat i sulmeve të shtuara të koalicionit në Mosul po e detyrojnë Bagdadin dhe pjesëtarë të tjerë të SHI-së që të jenë rregullisht në lëvizje në përpjekje për tu fshehur.

“Nën udhëheqjen e Bagdadit, SHI-së (Shteti Islamik) ka qenë përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve në Lindje të Mesme, përfshirë edhe vrasjen brutale të shumë pengjeve civile nga Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit në njoftimin për rritjen e shpërblimit për kapjen e Bagdadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button