UNHCR: 100.000 irakianë i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të operacioneve ushtarake në Mosul

Pothuajse 100.000 irakianë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre si rezultat i operacionit për lirimin e Mosulit nga xhihadistët e SHI-së, e cila ka filluar më 17 tetor, kumtoi Komisariati suprem i KB-së për refugjatë (UNHCR).

Përfaqësuesi e UNHCR-së Adrian Eduards theksoi se operacioni në Mosul zhvillohet tashmë tre muaj dhe se numri i personave, të cilët detyrimisht i kanë braktisur shtëpitë e tyre ka arritur në 100.000.

Ai theksoi se bilanci i personave, të cilët i kanë braktisur shtëpitë e tyre është 96.864, ndërsa rreth 57.000 prej tyre janë të akomoduar në kampet e refugjatëve të ndihmuar nga komisariati.

“Refugjatët e Mosulit nisen drejt gjashtë kampeve që marrin mjete nga UNHCR-ja, ndërsa në vijim është ndërtimi edhe i tre kampeve tjera. Nëntë kampet do të mund të pranojnë gjithsej 102.000 persona”, theksoi Eduards.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button