Daçiq: Kina dhe Rusia garantojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet në dëm të Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se mbështetja e Kinës dhe Rusisë si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, garantojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet në dëm të Serbisë.

Gjatë vizitës në Pekin, Daçiq ka theksuar se me bashkëpunimin e Serbisë dhe Kinës ka filluar ndërtimi i urës Zemun-Borca dhe rindërtimi i kapacitetit të energjisë termike në Obrenovac dhe se vlera e bashkëpunimit mes këtyre vendeve ka tejkaluar dy miliardë dollarë, transmeton lajmi.net.

Ai rikujtoi se kompanitë kineze do të ndërtojnë autostrada në Serbi dhe do të punojnë në zhvillimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

Daçiq ka folur edhe për politikën ndërkombëtare duke thënë se presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump e di se nuk ia vlen t’i përkeqësoj marrëdhëniet me Kinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button