Liberalizimi “mundësi” për braktisjen e Kosovës

Pak qytetarë të Kosovës do ta shfrytëzonin liberalizimin e vizave për qëllime turistike apo të tjera, por shumica prej tyre do të kërkonin një jetë më ndryshe sesa ajo në Kosovë, shkruan REL.

Të rinj dhe – siç thonë – të paperspektivë, konsiderojnë se e ardhmja e tyre nuk mund të shihet në vendin e lindjes. Liberalizimi i vizave, thonë të rinjtë e Kosovës, është mundësi e mirë për ta lëshuar Kosovën në kërkim të një jete ndryshe…

Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t’u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet të përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.

Heqja e vizave nga Bashkimi Evropian, thonë ekspertët, mund të keqpërdoret nga qytetarë të Kosovës për të qëndruar në vendet e BE-së.

Ata përmendin eksperiencat e shteteve tjera që kishin në fillim të zbatimit të këtij procesi, të cilat kanë dëshmuar se ka pasur fluks të emigrimit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button