Turqia mendon për ndërtimin e një kampi në Siri për civilët e evakuuar nga Alepo

Turqia mendon për krijimin e kampit në Siri për civilët të cilët evakuohen nga Alepo. Numri i civilëve të cilët evakuohen nga qyteti mund të arrijë deri në 100.000 persona, deklaroi sot zëvendëskryeministri turk Vejsi Kajnak.

Ai, në pikën kufitare Xhilvegozju në kufirin Turqi-Siri, theksoi se nuk ka strehim të mjaftueshëm në provincën siriane Idlib, ku dërgohen civilët e evakuuar nga Alepo dhe se është e nevojshme të ketë kampe shtesë.

Kajnak theksoi se karvani prej 20 autobusëve, me të cilët mund të transportohen rreth njëmijë njerëz, tani më qarkullojnë në dy drejtime. Prej 30 deri në 35 persona të plagosur veçmë janë hospitalizuar në qytetin Atme, në kufirin turko-sirian.

Paraprakisht, një përfaqësues i i lartë i paemëruar turk theksoi se po pritet rreth 50.000 njerëz të evakuohen nga pjesa lindore e Alepos. Ai theksoi se evakuimi do të zgjasë dy deri në tre ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button