Koxias dhe Mogerini biseduan edhe për Maqedoninë

Ngjarjet e fundit lidhur me çështjen e Qipros në Republikën e Maqedonisë, marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe perspektivat evropiane të Shqipërisë kanë dominuar në takimin e djeshëm midis ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dhe përfaqësuesit e lartë të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Federika Mogerini në Bruksel.

Siç njoftoi agjencia shtetërore greke ANA-MPA, gjatë takimit të dy funksionarët biseduan për çështje ndërkombëtare dhe rajonale, derisa Koxias e informoi Mogerinin edhe për iniciativat greke të Konferencës në Rodos, e cila ka për qëllim që ta përforcojë bashkëpunimin midis vendeve-anëtare të BE-së dhe vendet e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore.

Shefi i diplomacisë greke , gjithashtu, u fokusua edhe në planet greke në të ardhmen e afërt që të përgatisë takim tematik në Bruksel (mëngjes pune) me ministrat e punëve të jashtme nga Mesdheu lindor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button