Turqia në gadishmëri: Pas evakuimit nga Alepo, të plagosurit mund të vinë në spitalet turke
Qëllimi kryesor pas evakuimin nga Alepo është dërgimi i të plagosurve dhe te sëmurëve në spital, qoftë në Siri dhe Turqi, kështu ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftugolu.
Ai ka thënë në një konferencë për mediat se të evakuuarit duhet të vendosen shpejt nëpër kampe dhe se procesi për vendosjen e kampeve turke në Siri është duke vazhduar, transmeton Syri.net.
Ai, po ashtu ka thënë se presidenti sirian, Bashar Assad, është përgjegjës për vrasjen e 1.000 civilëve në dy javët e fundit.
Një ditë pasi armëpushimi u prish, duke përlotur një botë të tërë nga thirrjet e viktimave për ndihmnë, shpresat për evakuim në Alepo, nuk kanë vdekur ende.
Pas deklaratave të rebelëve dhe burimeve pro-qeveritare po shpresohet evakuimi i pjesëve të mbajtura nga rebelët e Alepos , i cili pritet të fillojnë së shpejti,
Luftëtarët rebelë dhe civilët në qytetin sirian, priteshin të evakuoheshin mëngjesin e të mërkurës, por armëpushimi u prish, shkruan “BBC”.
Burimet rebele tha se një armëpushim i ri ishte vënë në fuqi rreth orës 3 dhe evakuimet do të mbahen rreth mëngjesit të sotëm.
Burime nga ushtria siriane dhe media pro-qeveritare ruse thanë se përgatitjet janë në proces, shkruan nga ana tjeter “RT”.