Qeveria e kryeministrit italian Paolo Xhentiloni siguroi mbështetjen e Senatit

Kryeministri italian Paolo Xhentiloni e ka siguruar mbështetjen e parlamentit italian për të miratuar qeverinë e re nga Senati.
Ish- kryeministri, Mateo Renci ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi e ka humbur referendimin për reformat kushtetutese të propozuara nga ai.
Pas votëbesimit të parë në Dhomën e Deputetëve, me 368 vota pro dhe 105 kundër, Paolo Xhentiloni mori sot edhe votëbesimin në Senat, aty ku siguroi 169 vota pro dhe 99 kundër.

“Kërkoj votëbesimin tuaj, teksa shpreh besimin tim për Senatin”, ka thënë mëngjesin sotëm kreu i ekzekutivit italian, duke pretenduar se ndante qëndrim plotësisht të ngjashëm për reformën kushtetuese, e cila u hodh poshtë nga italianët në referendumin që i kushtoi postin edhe kryeministrit të dorëhequr Mateo Renci, megjithëse gjendej përballë një Senati që vazhdonte të kishte funksionet e tij të plota.
Qeveria e tij, megjithatë, me siguri do të ketë një jetëgjatësei prej disa muajsh, sepse shumë liderë partiakë insistojnë në zgjedhje të parakohshme në gjysmën e parë të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button