Mogerini u bëri thirrje Qeverisë siriane dhe Rusisë t’i kursejnë civilët

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini sot u bëri thirrje Qeverisë siriane dhe Rusisë të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’i kursyer civilët në Alepo, në momentin kur forcat qeveritare po përgatiten t’i dëbojnë edhe kryengritësit e fundit nga qyteti.

“Prioritet tani, në këto orë, është t’i mbrojmë civilët, t’u garantojmë transit të sigurtë nën mbikëqyrje deri në vendet e sigurta”, theksoi Mogerini.

Ajo shtoi se kjo para së gjithash është përgjegjësi e Qeverisë siriane dhe e aleatëve të saj, duke paralajmëruar se “ata të cilët kryejnë krime të luftës do të thirren për përgjegjësi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button