Pirola të qoftë i nderuar Menduh Thaçi!

Pirola të qoftë, i nderuar Menduh Thaçi, për veprimin tuaj madhështor pas këtyre zgjedhjeve parlamentare! Kjo që bëtë ju, prej politikanëve tanë rrallë kush e bënë, t’ia falish dy mandatet e fituara pa një farë kushti partisë së re Besa, nuk është punë aq e lehtë, e vogël, po e guximshme dhe para anëtarëve të kryesisë së partisë suaj PDSH, simpatizantëve dhe mbi 30,000 votuesve tuaj.

Ju lumtë për këtë gjest të bukur e burrëror, na ke befasuar për të mirë, na ke lënë me gishtat në gojë, zotëri Thaçi! Kur e gjithë popullata shqiptare në R. e Maqedonisë mendonin se tinëzisht PDSH-ja dhe ju keni marrëveshje koalicioni me BDI-në e Ahmetit, e se gjatë zgjedhjeve parlamentare do dilni të përbashkët kundër opozitës. Humbët shumë, por këtë bashkëpunim partiak me Ali Ahmetit nuk e bëtë.

Kur të gjithë pritnim se dy deputetët e PDSH dalë nga këto zgjedhje do bashkohen me BDI-në e VMRO-në për t’ju ndihmuar lehtësisht krijimin e qeverisë të këtyre dy partive të korruptuara e të skandalizuara VMRO-BDI, po ju nuk e bëtë, prandaj kjo mosbërja e qeverisë do mbetet në historinë e shpëtimit të shqiptarëve nga ana juaj. Faleminderit e të lumtë, zotëri Thaçi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button