Siri, regjimi i Asadit dhe milicët shiit shkelin armëpushimin

Ushtria e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit shkelën armëpushimin e arritur në lindje të Halepit dhe filluan të qëllojnë me armë të rënda ndaj rajonit nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të gazetarit të AA-së i cili ende ndodhet në lindje të qendrës së qytetit, rajon i cili është nën rrethim, nga linjat e frontit ku janë të pozicionuara forcat e regjimit në orët e mëngjesit kanë filluar të qëllojnë me artileri dhe predha mortajash.

Në pikat e ndryshme të vendbanimit prej 6 kilometra katrorë i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve në 40 minutat e fundit kanë rënë dhjetëra predha.

Dje pas armëpushimit të arritur mes forcave të regjimit dhe opozitarët e ndërmjetësuar nga Turqia nën udhëheqjen e Rusisë rreth orës 18.00, sulmet ishin ndaluar.

Marrëveshja e arritur e cila nëpërmjet armëpushimit parashikonte evakuimin e civilëve dhe opozitarëve të armatosur, në fazën e parë parashikonte evakuimin e të plagosurve dhe më pas civilët dhe opozitarët e armatosur duke i transferuar ato në qytetin Idlib.

Qyteti Idlib që ndodhet në jugperëndim të Halepit është nën kontrollin e opozitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button