Alepo: Po vazhdon armëpushimi, por ka probleme me evakuim

Armëpushimi i ndërmjetësuar gjatë natës ndërmjet Rusisë, Sirisë, Turqisë dhe kryengritësve sirianë, duket se po mbahet sot, por evakuimi i planifikuar i luftëtarëve kryengritës dhe civilëve nga qyteti Alepo, është vonuar.

Udhëheqësit e kryengritësve thanë se milicitë iraniane, apo forcat e tjera shiite, aleate të qeverisë në Damask, po e pengonin largimin e njerëzve nga lagjet nën kontroll të kryengritësve në pjesën lindore të Alepos, sipas marrëveshjes, me të cilën parashihet që kontrolli në këtë territor do t’i kaloj qeverisë.

Po ashtu, janë dhënë kohë të ndryshme për fillimin e evakuimit. Udhëheqës të opozitës thonë se ata kanë pritur që grupi i parë i njerzëve të plagosur të largohej mbrëmë vonë, njofton REL.

Një zyrtar ushtarak në aleancën për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, tha se evakuimi do të filloj sot në mëngjes.

Por, Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit ë terren në Siri, ka njoftuar se asnjë luftëtarë ose civilë nuk është larguar derisa ka kaluar afati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button