Grekët: Ja si e vramë Ilia Karelin (Video)

Kërkesë për sjelljen e zemrës së Kumes në Shqipëri

Ndërkaq Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë është duke pritur që autoritetet greke të sjellin në Shqipëri zemrën e 42 vjeçarit shqiptar për të bërë autopsinë e plotë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Raporti paraprak, i dorëzuar një ditë më parë  prokurorisë së Fierit thotë se vdekja e Kudret Kumes ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar me sende të forta.

42 vjeçarit i ishte thyer kafka, kraharori, disa brinjë si dhe i mungonte zemra. Kumes i është bërë autopsia edhe në Greqi dhe vetë mjekët ligjorë shqiptarë thanë se gjatë këtij procesi viktimave u hiqen organe të trupit për nevoja të ekspertimit. (Tv Klan)

________________________________________________

(E plotësuar) Me titull “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”, faqja elektronike e gazetës “To Vima” publikon një pjesë të dosjes hetimore të rojeve të burgut, që duket se janë autorët e vdekjes së tij.

Bëhet fjalë për dëshmitë e dhëna nga disa prej gardianëve, tek agjentët e hetimit të brendshëm të policisë greke, dhe jo për deklaratat e tyre në Hetuesi.

Në këto dëshmi përshkruhen hollësitë tronditëse të skenave të torturave dhe emrat e të gjithë gardianëve, që ndodheshin atë ditë në burgun e Nigritas, përveç njërit, si dhe të rojeve të jashtme të këtij institucioni për të burgosurit e krimeve të rënda.

Sipas artikullit, të gjithë e kanë qëlluar 42-vjeçarin shqiptar, në të gjitha pjesët e trupit, por dy prej rojeve e gjuanin me tërbim të madh. Njëri prej tyre, madje, ishte edhe personi që i dha goditjen me bërryl në gjoks, e cila thuhet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Tekstualisht, në një fragment të dosjes shkruhet “Dikush nga të 14-tët që gjuanin Karelin thirri: Ndaloni, do ta vrasim. Por asnjëri nuk e dëgjonte. Edhe ai që thirri, pas pak e qëlloi me shkelm.

Në një moment, drejtori i burgut, që dëgjoi britmat e të burgosurit shqiptar, hyri në dhomë dhe pasi pa gjendjen e tij iu drejtua gardianëve duke u thënë ‘kush do që ta gjuajë, ta bëjë tani dhe të marrë përsipër përgjegjësinë, pasi nëse vdes do të humbasim shtëpitë tona’.

Më pas, rojet e burgut kanë thirrur një të burgosur tjetër, i cili ka pastruar dhomën nga gjaku. Nuk ishin të shqetësuar, sepse kishin planifikuar ta çonin të nesërmen Karelin te mjeku, përveç njërit, i cili me shqetësim të madh ka shkuar menjëherë te salla e kamerave, duke e vëzhguar vazhdimisht Karelin në qelinë e tij, pasi kishte frikë se mos vdiste”, thuhet në dosje.

Në vazhdim të dëshmive thuhet se drejtori i burgut, kur është marrë në dorëzim Kareli prej policëve, i ka ardhur keq për të dhe ka vendosur ta çojë në një qeli të mbikëqyrur prej kamerave, për ta ruajtur nga sulmet e mundshme të rojeve, dhe ka urdhëruar një prej rojeve të jashtëm të përgatisë qelinë.

Ky i fundit, pasi ka zbatuar urdhrin, ka hyrë në dhomën ku torturonin 42-vjeçarin shqiptar dhe, pasi e ka qëlluar disa herë, ka urdhëruar t’i sjellin një peshqir të madh të lidhur nyje dhe ka filluar ta gjuajë me të në të gjithë trupin.

10 ditë pas vdekjes në burg të Ilia Karelit, tetë prej gardianëve kanë marrë afat të dëshmojnë në Hetuesi ditën e martë, kurse gjashtë të tjerët dhe drejtori priten të thirren për të deponuar në ditët në vazhdim. /TCH/

______________________________________________________________

Hollësi tronditëse ka botuar sërish shtypi grek për torturat që u ushtruan mbi të dënuarin shqiptar, Ilia Kareli, në burgun e Nigritas.

Një oficer i shërbimit të brendshëm ka dhënë dëshmi të rëndësishme, sipas të cilit, ishin disa persona, që goditën shqiptarin, por 2 prej tyre e bënin këtë me një egërsi më të madhe. Një nga ata e godiste më bërryl në gjoks dhe i theu brinjët e kafazit të kraharorit.

Në minutat e torturës një nga rojet bërtiti: “Ndaluni se do ta vrisni”, por askush s’e dëgjoi. Rrahja vazhdoi përsëri dhe asaj iu bashkua edhe personi që bëri thirrjen për ta ndaluar.

Dikush kërkoi një peshqir dhe me të e godisnin në çdo pjesë të trupit. Një tjetër roje tërhoqi vëmendjen që të mos e godisnin në kokë.

Mësohet se drejtori i burgut hyri në qeli dhe kur pa se i dënuari po dhunohej tha: “Kush ka për ta goditur, ta bëjë tani dhe të mbajë përgjegjësinë. Po vdiq, do të humbasim shtëpitë tona”.

Pas rrahjes Ilia është çuar në qelinë me kamera, me planin që të nesërmen të dërgohej në spital.

Oficeri i shërbimit ishte shumë i shqetësuar dhe e ndiqte moment pas momenti reagimin e tij, derisa njoftoi se i dënuari kishte vdekur.

Sipas avokatit të të akuzuarve, gjithçka deri tani bazohet në dëshmitë e punonjësve të policisë që po hetojnë çështjen dhe jo në dëshmitë zyrtare të rojeve të burgut. (BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button