Kazakistan: Presidenti i amnistoi dhjetëra mijëra të burgosur

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, i ka amnistuar dhjetëra mijëra persona të burgosur në këtë vend.

Para se ta nënshkruante legjislacionin për amnisti, Nazarbaev tha sot se me këtë akt do të përfshihen afro 28 mijë të burgosur, transmeton REL.

Prej këtij numri, 1,500 vetë do të lirohen, 80% e tyre me kusht, ndërsa dënimet e të tjerëve do të reduktohen.

Këtë amnesti ai e propozoi në fund të muajit nëntor, për ta shënuar 25 vjetorin e pavarësisë së Kazakistanit, që shënohet më 16 dhjetor. Ky legjislacion është miratuar në parlament në fillim të muajit dhjetor.

Nazarbaevi tha se Kazakistani i kishte tetë amnisti masive për të burgosurit, prej pavarësisë në vitin 1991.

Afro 36 mijë vetë aktualisht gjenden në burgjet e Kazakistanit ose janë në pritje të vendimit të gjykatave.

Kazakistani i ka 17 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button