Enis Bardhi testohet nga SFV Frankfurt

Një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë, mesfushori Enis Bardhi si duket është hapave të mirë të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligën e Gjermasisë, pasi që paraqitjet e tija të suksesshme nuk kanë mbetur pa u vërejt nga agjentët e ndryshëm.

Enisi i cili ka dalë nga shkolla e FC Shkupi për momentin po kalon një formë të mrekullueshme në ekipin e Ligës së tretë të Suedisë, Prespa Birlik e ku trajner skuadre është një ish-futbollist nga Shkupi, Agim Sopi.

Për detajet e transferimit të mundshëm në Gjermani ka folur edhe një nga menaxherët e Enisit, Meriton Berisha, i cili së bashku me Enisin kanë qëndruar në Gjermani.

“Pas një takimi që zhvilluam në Gjermani me një agjent vendas dhe pasi shikuam disa video xhirime të Enisit nga ana e  menaxherit të SFV Frankfurt (ekip i Bundesligës II), nga klubi shprehën interesim për ta marrë Enisin për disa ditë në prova te klubi i tyre. Aktualisht Enisi qëndron te ekipi i Agimit “Prespa Birlik”, i cilli edhe po kujdeset për formën e mirë të tij, por mbetet me mundësi që këtë verë Enisi të kalon në ndonjë skuadër edhe më të mirë”, është shprehur Berisha për ”Portalb.mk”.

Sipas informatave që kemi marrë Enis Bardhi që nesër (e hënë), do të jetë në Gjermani ku do të qëndrojë së paku deri të premten. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button