Prindërit në Sarajevë do të vendosin nëse janë “për” apo “kundër” Plakut të Vitit të Ri

Qytetarët e Sarajevës do të vendosin nëse Plaku i Vitit të Ri do t’i vizitojë fëmijët në çerdhe gjatë festimit të Vitit të Ri.

Ushtruesja e detyrës në institucionin publik “Fëmijët e Sarajevës”, Jasmina Çongo deklaroi se solemniteti i Vitit të Ri do të mbahet në 30 çerdhe, ndërsa edukatoret do ta zgjedhin përmbajtjen dhe temën adekuate për moshën e fëmijëve.

“Për ardhjen e Plakut të Vitit të Ri edukatoret do të merren vesh me prindërit në takimin që do të mbahet më 26 dhjetor në të gjitha çerdhet. prindërit do të plotësojnë anketën, ndërsa vendimi do të sillet varësisht nga struktura nacionale e e prindërve dhe përcaktimi i tyre për prani të fëmijës në shfaqjen në të cilën do të ndahen dhuratat”, theksoi Çongo.

Plaku i Vitit të Ri në institucione të caktuara në Sarajevë është mysafir i padëshiruar prej vitit 2008, kur u përzu nga një çerdhe nga na e edukatoreve.

Në vitin 2010 madje edhe Komuniteti islamik në Bosnjë e Hercegovinë lëshoi fetva në të cilën ceket se Plaku i Vitit të Ri nuk është i njohur dhe i pranuar në traditën e boshnjakëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button