Blushi: Zgjedhjet në Maqedoni janë fillimi i fundit të kastës së vjetër

Themeluesi i partisë LIBRA, deputeti Ben Blushi mendon zgjedhjet në Maqedoni janë fillimi i fundit të kastës së vjetër.

Ja shënimi i Blushit ne Facebook:

Zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë fitues. Të gjitha partitë tradicionale kanë humbur. Nuk janë zvogëluar si maqedonas, as si shqiptarë, por si të vjetër.

Kjo do të thotë, se në Maqedoni pati zgjedhje por nuk pati zgjidhje. Megjithatë për Ballkanin ka një lajm te mirë.

Rezultati i Maqedonisë tregon, se ajo që nuk duket po vjen. Ky është fillimi i fundit. Për disa vjet në Ballkan do kemi klasa te reja politike. Një Pranverë Ballkanike është duke lindur gërmadhash!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button