Nënkryetari i partisë së Ivica Daçiq befason me qëndrim liberal ndaj Kosovës

Në emisionin “Slobodno srpski” (lirisht në serbisht), mysafir ishte zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Branko Ruzic. Në një intervistë me Budimir Nicic, Ruzic tha se Serbia mund të hyjë në BE pa Kosovën, por se para kësaj do t’i duhet që të ndryshojë kushtetutën e saj, shkruan Gazeta Express.

“A mendoni se ne do të hyjmë në Bashkimin Evropian me këtë Kushtetutë …? Ja, unë po ju them sot se jo, nuk do të mundemi, ndoshta kjo është blasfemi, por unë po ju them se ne nuk do të mundemi”, tha Ruzic.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se nga preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë duhet të hiqet Kosova, Ruzic tha se “ne duhet të jemi realistë”.

“Nëse ne flasim për rendin unik kushtetues, dhe në qoftë se e trajtojmë Kosovën si territorin tonin, pse ne qe 17 vjet merremi ekskluzivisht me popullatën serbe, pse nuk merremi me shqiptarët, a është kjo situatë normale për rendin kushtetues”, ka thënë Ruzic, i cili nuk u përgjigj konkretisht se pse është kështu.

Ruzic tha se ai nuk beson se është e mundur, siç tha ai, ri integrimi i Kosovës në shoqërinë serbe.

“Unë nuk besoj se është e mundur që të kthejmë Kosovën. Ne mund të jetojmë në mitin e Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se politika e Serbisë ndaj Kosovës është realiste, do të thotë e bazuar në atë që ai e përshkroi si “realpolitikë”.

“Politika shtetërore e Serbisë është mjaft e qartë dhe e bazuar në atë që çon drejt një zgjidhje të qëndrueshme. Interesi ynë shtetëror është për të hyrë në Bashkimin Evropian. Pra, realpolitika është ajo që është reale dhe e qëndrueshme, e jo duke folur për përralla dhe mite. Pra, në qoftë se është e qëndrueshme të nënshkruani marrëveshjen e Brukselit, të vazhdoni në realizimin e saj, të parandaloni konflikte, që të mos keni luftë, që këta fëmijë nesër të bashkëpunojnë, kjo është për mua realpolitika dhe kjo është diçka që është pozitive. Çfarë do të ndodhë në fund të “baladës” dhe ku do të jenë Beogradi dhe Prishtina, këtë nuk e dimë”, ka thënë Ruzic.

Duke folur për skenën politike serbe në Kosovë Ruzic ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë politikën e vet autentike të Kosovës dhe përfaqësuesit e Listës Serbe nuk duhet me çdo kusht të dëgjojnë Beogradin.

“Nuk do të thosha se është e nevojshme për të dëgjuar Beogradin me çdo çmim, sepse unë mendoj se ata duhet të kenë identitetin dhe pavarësinë e tyre. Modeli që u bë për fat të keq përjashton në masë të madhe këtë mundësi, por unë mendoj se në zgjedhjet e ardhshme kjo ka për të ndryshuar. Mund të kemi një politikan të vetme serbe, por kosovare. Ne mund të kemi edhe dy apo tri parti, pse jo … “.

Ruzic tha se skena politike serbe ka mungesë të kuadrove dhe një përgjegjësi të madhe për situatën në të cilën janë serbët në Kosovë e kanë vetë përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të vijë në Beograd për serbizëm atje, dhe se këtu në Graçanicë lejon që toka bujqësore të shëndrrohet në tokë ndërtimore dhe si ata atëherë e ruajnë serbizmin, athua në Beograd, po çfarë bëjnë këtu …? A e ruajnë kështu serbizmin, identitetin, apo ruajnë karakterin etnik të komunës …. Pra, ne duhet të kemi njerëz me integritetit personal, njerëzit me kapacitet, jo njerëz të cilët për një leje ndërtimi marrin 10, 15 ose 20 mije euro nga shqiptarët “, ka thënë Ruzic.

Ruzic poashtu ka shtuar se Beogradi ka gabuar që serbët të cilët ishin integruar në institucionet e Kosovës i ka anatemuar dhe quajtur “tradhëtarë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button