Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski shpalli fitoren (VIDEO)

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski ka uruar sonte qytetarët për zgjedhje të suksesshme.
“Maqedonia mbajti zgjedhje fer, demokratike dhe kredibile. I uroj të gjithë qytetarët që votuan në këtë zgjedhje, vecanerisht ata që votuan për VMRO-DPMNE”, tha Gruevski.

“Nga 88.61 për qind e votave të numëruara, 434.051 vota janë për VMRO-DPMNE, kurse 415.258 për LSDM-në dhe kështu VMRO-DPMNE është fituese e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni. Sot ka fituar koalicioni ynë, sot ka fituar edhe Republika e Maqedonisë”, tha ai.

Këto, tha ai, janë zgjedhjet e 10-ta që rresht i fiton VMRO-DMPNE dhe është hera e 10 që qytetarët e Maqedonisë votojnë për VMRO-DMPNE.

“Tash pason procesi i formimit të koalicionit dhe të qeverisë. Kriza duhet të përfundojë dhe Maqedonia duhet të ecë përpara”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button