Thaçi pas votimit: Mendoj se ngadalë po krijohet klimë e zgjedhjeve të mira

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot votoi në vendvotimin 1961/1 në kopshtin “Mlladost” në Tetovë.

Thaçi pas votimit vlerësoi se ngadalë po krijohet klimë e zgjedhjeve të mira dhe shfaqi shpresë se nuk do të ketë probleme deri në fund të votimit në orën 19:00.

“Një lajm i mirë deri më tani, në Zajaz, Oslomej dhe Kërçovë kanë votuar 1,5 për qind e qytetarëve. Vëzhguesit tanë po e kryejnë punën, qindra njerëz janë kthyer mbrapa të cilët dëshirojnë nga dy tre herë të votojnë, por apelojmë deri te MPB-ja dhe KSHZ-ja sa më shpejtë të reagojnë sepse përndryshe do të kemi probleme të mëdha. Mendoj se ngadalë po krijohet klimë e zgjedhjeve të mira. Shpresojmë se deri në orën 19:00 nuk do të kemi probleme”, deklaroi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button