Gruevski: Kjo është dita kur qytetarët vendosin kahjen e shtetit

Kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot ka votuar në shkollën fillore “Kuzman Josifofski Pitu” në Shkup ndërsa pas procesit të votimit foli për pritjet e tij nga votimet e sotme.

“Sot është dita në të cilën qytetarët sërish kanë në duart e veta fuqinë me të cilën vendosin se kush do të drejtojë shtetin në periudhën e ardhshme, në cilin drejtim do të lëvizë ai, dhe cilat politika do të udhëhiqen”, tha Gruevski, kandidat në listën e koalicionit për “Maqedoni më të mirë”.

Ai tha se është i lumtur që deri në ora 14:00 nuk ka pasur shkelje dhe probleme serioze dhe se zgjedhjet po kalojnë qetë.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që deri më tani, deri në ora 14, sipas informacioneve që kemi nuk ka probleme serioze, votimi rrjedhë normalisht në mënyrë të qetë, të ndershme dhe demokratike. Kjo më bën të lumtur, kjo është mirë për vendin dhe për të gjithë ne që jetojmë në të dhe jetojmë për të ardhmen e saj. Shpresoj se kështu do të përfundojnë zgjedhjet e sotme. Në fund të fundit, për atë që ka ndodhur në këto dy vjet e gjysmë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, tha Gruevski.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button