MPB publikon inicialet e personit të arrestuar në Tetovë, i cili e fotografoi votën

M.A. (32) nga Tetova është arrestuar nga policia me kërkesë të Këshillit zgjedhor nga vendvotimi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë pasi ka tentuar me celular ta fotografojë fletëvotimin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josfiovski.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur sot në orën 11 e 20 minuta.

“Pas arrestimit, mbajtjes së shkurtër dhe bisedës në polici. M.A. i është marrë telefoni celular për ekspertizë të mëtejme, ndërsa ai do të ballafaqohet me padi kundërvajtëse në pajtim me Kodin zgjedhor për shfrytëzimin joligjor të telefonit celular apo aparatit në vendvotim me ç’rast është paraparë gjobë prej 300 deri në 1.000 euro në kundërvlerë denari”, tha Josifovski.

Incidenti është konfirmuar edhe nga kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve nga Tetova, Artan Ademi i cili theksoi se pas intervenimit të anëtarëve të Këshillit zgjedhor dhe Komisionit komunal të zgjedhjeve bashkë me policinë votimi edhe në këtë vendvotim ka vazhduar pa kurrfarë problemi.

Në mëngjesin e sotëm. Z.D. në është arrestuar në stacionin e policisë në Komunën e Gjorçe Petrovit, gjithashtu për fotografim të fletëvotimit me telefon celular.

Kjo ka ndodhur në vendvotimin 2.556 në Shkollën e Mesme “Koço Racin”, ndërkaq votimi është ndaluar prej orës 8.25 deri në orën 8.35.

Edhe në Vallandovë, në vendvotimin 0281 (Kino Vallandovë) është hetuar personi Z.P. se si me telefon celular e ka fotografuar fletëvotimin. Pasi është alarmuar për fotografim, Z.P. ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button