Kumanovë, gjatë pasdites pritet të ketë më shumë dalje të votuesve (FOTO+VIDEO)

Në qytetin e Kumanovës, procesi i votimit vazhdon të realizohet në mënyrë të rregullt. Rreth 10% e qytetarëve tashmë kanë votuar dhe pritet që numri i votuesve të rritet gjatë pasdites, raporton Portalb.

Ajo që vërehet është ndërrimi i vendvotimeve të qytetarëve, ndërsa janë evidentuar edhe raste të fshirjes së qytetarëve nga Lista Zgjedhore.

Në vendvotimin 0995/1 në shkollën fillore “Toli Zordomis” janë evidentuar dy qytetarë të cilët u paraqitën për të votuar me dokumente të rregullta në vendvotim të rregullt, por të njëjtët nuk ishin në Listën Zgjedhore.

Kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Zorica Ketanovska, tha se personat është dashur ta kontrollonin Listën Zgjedhore atëherë kur ishte në kontroll publik. Ketanovska tha se të njëjtit nuk votuan dhe se rastet janë evidentuar.

Përndryshe, sipas saj gjithçka që nga mëngjesi është realizuar në mënyrë të rregullt dhe shpreson që në këtë mënyrë edhe të përfundojë procesi i votimit, transmeton Portalb.

Për Portalb, përgjegjësit e Këshillit Zgjedhor, për vendvotimet 0995, 0996, 0997, 0998 dhe 0999 (poashtu në shkollën fillore “Toli Zordomis” konfirmuan se deri në ora 14:00 nuk kanë hasur parregullsi, ndërsa presin që numri i votuesve të rritet.

Njësoj po zhvillohet edhe votimi në Shkollën Fillore “Bajram Shabani”. Këtë e konfirmoi kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 1023, Berat Dalipi. Sipas tij, procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Kryetarja e Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 1024, Lulzime Kadriu deklaroi “Jo, nuk ka pasur asnjë problem. Zgjedhjet mendoj se janë demokratike, secili po e paraqet bindjen e vet përmes votës. Besoj se numri i votuesve do të rritet edhe atë më shumti rreth orës 15:00”.

Sipas përfaqësuesve të Këshillave Zgjedhor, bazuar në përvojën e tyre të deritanishme, në vendvotimet në fjalë çdoherë procesi ka përfunduar pa asnjë incident dhe kështu pritet të përfundojë edhe procesi i sotëm i votimit./Portalb

Kumanova zgjedhje

0-02-05-ed3f9951f7f9813193aa7bb1615efa2201fcadfd575fb713414f1cd0ca8172a0_full

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button