Irani: U finalizua marrëveshja me Boeingun për aeroplanë

Kompania shtetërore ajrore e Iranit thotë se ka arritur marrëveshje me firmën amerikane, Boeing, për blerjen e 80 aeroplanëve me vlerë prej 16.6 miliardë dollarësh, ka raportuar agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore të Iranit, Farhad Parvaresh, ka thënë se përfaqësuesit e të dy palëve sot në Teheran e kanë nënshkruar marrëveshjen për blerje,transmeton REL.

Ai mëtutje ka theksuar se aeroplanët do të arrijnë në Iran gjatë 10 viteve.

Kjo marrëveshje u realizua pasi Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara në muajin shtator u ka dhënë leje kompanisë, Boeing, dhe rivalit evropian, Airbus, për shitje të aeroplanëve në Iran, në vlerë prej miliarda dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button