Ja si rrjedhë procesi i votimit në qytetin e Kumanovës (FOTO+VIDEO)

Votimi në qytetin e Kumanovës po realizohet në rregull, deri më tani (ora 12:00) nuk është regjistruar asnjë parregullsi. I vetmi problem që vërehet është ndërrimi i vendvotimit të qytetarëve. Me këtë rast një numër i konsiderueshëm i qytetarëve bredhin nga një vendvotim në një tjetër, për ta gjetur vendin se ku duhet të votojnë, raporton Portalb.

Në objektin e Multi Kultit në Kumanovë, në vendvotimin 1034, ku janë të regjistruar 917 votues, deri më 10:45 kanë votuar rreth 60 votues.

Nga kryetari i Këshillit Zgjedhor, për Portalb thotë se deri më tani procesi i votimit po zhvillohet në rregull, ashtu që nuk është hasur asnjë lloj parregullsie apo incidenti. Sipas tij, në këtë vendvotim për vite me  radhë votohet pa ndonjë problem.

Në objektin e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, janë vendosur disa vendvotime: 1031, 1032, 1040, 1041 etj.

Kryetari i Këshillit Zgjedhor 1040, Jane Knekovski, për Portalb njoftoi se në këtë vendvotim janë të regjistruar 677 votues, prej tyre, deri më tani kanë votuar afër 60 qytetarë. Knekovski tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë parregullsi.

Edhe zv/kryetarja e vendvotimit 1041, deklaroi se votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

“Në rregull është gjithçka deri në këto momente. Unë tashmë tre herë janë pjesë e Këshillit Zgjedhor në këtë vendvotim dhe asnjëherë nuk ka pasur parregullsi. Deri më tani kanë votuar 41 qytetarë nga gjithsej 632.” tha.

Zv/kryetari i Këshillit Zgjedhor për vendvotimin 1031, Fadil Beqiri, për Portalb tha se nga gjithsej 483 votues të regjistruar, 105 kanë votuar, ndërkohë nuk është evidentuar asnjë parregullsi dhe sipas tij, pritet që kështu edhe të zhvillohet votimi deri në fund.

Raportuesja e Portalbit nga terreni do të na njoftojë për zhvillimin e fundit gjatë tërë procesit zgjedhor. /Portalb

Procesi i votimit në Kumanovë

Procesi i votimit në Kumanovë

Procesi i votimit në Kumanovë

Procesi i votimit në Kumanovë

Procesi i votimit në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button