Shkon në 38 numri i viktimave në Stamboll

Të paktën 38 persona humbën jetën dhe 166 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime të fuqishëm që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Dy shpërthime në Stamboll
Dy shpërthime në Stamboll

Sjpërthimet ndodhën pranë stadiumit të Beshiktashit, në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Sipas mediave turke, përveç shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila dyshohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton kanali privat NTV, përcjell Gazeta Shqip.

Dy shpërthime në Stamboll
Dy shpërthime në Stamboll

Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

Dy shpërthime në Stamboll
Dy shpërthime në Stamboll

Ministri i brendshëm turk ka bërë me dije se dyshohet për një autobombë. Shpërthimi ka ndodhur pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor. Mes viktimave dhe të plagosurve gjenden edhe policë dhe tifozë.

Dy shpërthime në Stamboll
Dy shpërthime në Stamboll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button