Maqedoni, qytetarët mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

Në  zyrën e Avokatit të Popullit, sot në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja falas telefonike 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore.

Të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat telefonike në Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701, Kumanovë 031 431-488.

Siç informojnë nga Kabineti i Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, ombdusmani të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat janë të obliguara që t’i sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara

“Avokatit i Popullit thekson se e drejta zgjedhore me kushtetutë është e garantuar si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për shkak se rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve si dhe shkelje të tjera të të drejtës zgjedhore janë vepra ndëshkuese”, theksohet nga Kabineti i Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button