Votimi në diasporë, KSHZ: Deri më tash nuk është paraqitur asnjë problem

Në ekstraktin e veçantë të listës zgjedhore për personat që kanë parashtruar fletëparaqitje për votim jashtë vendit, gjithsej janë regjistruar 20.573 votues. Të drejtën e tyre të votimit, ata do të mund ta realizojnë gjatë ditës së sotme në 46 vendvotime jashtë vendit.

KSHZ njofton se të gjitha vendvotimet në territorin e Australisë, Azisë dhe Evropës janë hapur dhe votimi po rrjedh siç duhet. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve është në komunikim të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë të cilët po e zbatojnë votimin dhe deri më tash nuk është paraqitur asnjë problem.

Sot votojnë edhe zgjedhësit të cilët vuajnë dënimin me burg ose që janë në paraburgim. Në vendvotimet nëpër entet ndëshkuese-përmirësuese, të drejtën e tyre të votimit do të mund ta realizojnë 2.015 votues. Të gjitha vendvotimet në këto ente janë hapur në ora 7 të mëngjesit dhe votimi do të zgjasë deri në ora 19. Sot votojnë edhe personat e zhvendosur brenda vendit të cilët votojnë në qendrat strehimore dhe numri i tyre është 13.

Gjatë ditës së sotme, këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë do ta zbatojnë votimin për personat e sëmurë ose të pafuqishëm, ose në burg shtëpiak ndërsa deri te komisionet komunale zgjedhore kanë dorëzuar njoftimet me dokumentacionin përkatës.

Në shtëpitë e tyre të drejtën e tyre të votimit do ta realizojnë 5746 qytetarë.

Me këtë rast dëshirojmë ti rikujtojmë votuesit se fletëvotimet e tyre duhet ti shënojnë përjashtimisht vetëm duke rrethuar numrin rendor para parashtruesit të listës, simbolit të parashtruesit të listës ose emërtimit të plotë të parashtruesit të listës me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Fletëvotimet e shënuara në mënyra të tjera do të llogariten si të pavlefshme.

Interesimi për vëzhgues në këto zgjedhje nga ana e organizatave vendor dhe të huaja si media është tejet i madh dhe gjer tani KSHZ-ve akreditoj 7585 vëzhgues vendor, 667 vëzhgues të huaj, 354 përkthyes dhe 75 gazetar të huaj.
I rikujtojmë të gathë vëzhguesit e akredituar se komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka sjell Kodeks për vëzhgues gjatë procesit zgjedhor dhe apelojmë që të njëjtit t i përmbahen.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button