“Most”: Votoni sipas vullnetit tuaj dhe paraqitni parregullsitë

Asociacioni Qytetar “Most” do t’i ndjekë nesër zgjedhjet me më shumë se 3.000 vëzhgues, të cilët do ta mbulojnë 55% të numrit të përgjithshëm  të vendvotimeve, njofton Portalb.

“Vëzhguesit statik (2.666) do t’i ndjekin votimet, procesin e mbylljes dhe numërimin e votave dhe finalizimin e punëve administrative nga ana e komiteteve zgjedhore. Si vëzhgues logjistik statik do të jenë mbi 120 ekipe mobile, ndërkaq 80 vëzhgues do ta ndjekin punën e Komisioneve Zgjedhore Komunale si dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, deklaroi kryetari i “Mostit”, Darko Aleksov.

“Most” rikujtoi  se do të votohet me ngjyrë të kaltër dhe me rrethim. Nëse votohet me ngjyrë tjetër, vota do të jetë e pavlerë.

Nga asociacioni “Most” u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse shohin parregullsi t’i paraqesin në numrin 080 080 080, ose nëpërmjet internet platformës “neregularnosti.most.org.mk”. “Most” Gjithashtu apelon që të mbahen zgjedhjet korrekte dhe demokratike, ndërkaq qytetarët të votojnë me vullnetin e tyre, sepse po votohet për lirinë, ndërkaq fshehtësia e votës është e garantuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button