Anketë: Pendarovski para Ivanovit

Kandidati i LSDM-së për president Stevo Pendarovski do të fitonte shumicën e votave në rrethin e parë zgjedhor respektivisht 36,9%. Kështu flasin të dhënat e anketës së fundit të agjencisë Rejting dhe Fokus. Në bazë të kësaj ankete, kandidati i VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov do të fitonte 35,1% të votave, i treti në listë është kandidati i PDSH-së Iljaz Halimit, me 9,4%. Ndërkaq Zoran Popvski i GROM do të merrte besimin e vetëm 1,7 %. Në bazë të përgjigjeve të të anketuarve, si të papërcaktuar janë shprehur 16,7% qytetarë.

Në pyetjen tjetër se çfarë mendimi kanë për secilin nga kandidatët presidencial të anketuarit janë shprehur siç vijon:

Mendim pozitiv për Stevo Pendarovskin kanë shprehur 35,7% e të anketuarve, për Ivanovin mendim pozitiv kanë dhënë 29,8%, për Iljaz Halimin 6,1% dhe Zoran Popovskin 5,2 % e të anketuarve.

Nga ana tjetër në pyetjen me ndryshimin eventual të pushtetit, nëse gjendja në Maqedoni do të përmirësohej apo përkeqësohej, qytetarët janë shprehur në këtë mënyrë.

Do të përmirësohej 42,6% e të anketuarve, do të përkeqësohej 23,5%, do të mbetej e njejtë 27% dhe nuk e di janë shprehur 6,9% e të anketuarve.

Gjithashtu qytetarët e anketuar dukë vlerësuar besimin ndaj qeverisë; 60,1% janë shprehur se nuk kanë mbesin ndaj qeverisë, ndërkaq 39,2% kanë besim te qeveria.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 1560 persona nga të gjitha njësitë zgjedhroe, ndërkaq anketa është zhvilluar nga 31 mars-3 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button