Lavrov: Përpjekja për pranim të Malit të Zi në NATO – e ngutshme

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se beson se “po bëhen përpjekje të ngutshme për ta tërhequr Malin e Zi në NATO”, para se në muajin janar të përfundoj mandati i presidentit amerikan, Barack Obama.

Duke folur sot në Hamburg të Gjermanisë, ku po mbahet një takim i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov theksoi se “ne nuk po ndërhyjmë në këtë proces, por mendoj se joatraktiviteti i këtyre përpjekjeve të ngutshme është i qartë për çdokend”.

Sipas tij, NATO-ja duhet të “mbajë konsultime” me popullin e Malit të Zi lidhur me anëtarësimin e këtij vendi ballkanik në aleancën veri-atlantike.

Në muajin tetor qeveria e Malit të Z i ka arrestuar 21 njerëz, përfshirë dy shtetas rusë dhe tre shtetas të Serbisë, të dyshuar se ishin përpjekur të ndërmarrin puç për të parandaluar zgjedhjen e qeverisë, e cila e mbështet pranimin në NATO.

Muajin e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Malit të Zi në aleancë është çështje e këtij vendi dhe e 28 shteteve anëtare të NATO-s.

“Çfarëdo ndërhyrjeje në zgjedhje të çdo vendi sovran është absolutisht e papranueshme”, pat thënë Stoltenberg.

NATO-ja i ka dërguar ftesë Malit të Zi për pranim në dhjetor të vitit 2015, ndërsa në mujin maj është nënshkruar prtokoli i pranimit.

Procesi i ratifikimit të anëtarësimit të Malit të Zi do të përfundoj në pranverë të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button