Lejimi i Twitter, Erdogan kritikon gjykatën: Vendimi jo i drejtë

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vendimin e gjykatës, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për ndalimin e përdorimit të rrjetit social Twitter. Gjykata ka ngrirë vendimin e qeverisë, duke e quajtur atë shkelje e lirisë së shprehjes.

“Unë nuk e shoh të drejtë që Gjykata Kushtetuese të miratojë një vendim të tillë,” ka deklaruar Erdogan , sipas të përditshmes Hurriyet. “Ndërsa ata janë duke e mbrojtur një kompani amerikane, vlerat tona kombëtare dhe morale po shpërfillen” tha ai.

Erdogan urdhëroi ndalimin e Twitter pas videos së postuar në rrjetin social, ku kryeministri po fliste me djalin e tij Bilal për shuma marramendëse parash. Pas shpërdarjes në internet te videos korruptive, kryeminsitri  tha se regjistrimet ishin të rreme dhe të manipuluara. Ndalimi u vendos më 21 mars për arsye se Twitter kishte kundërshtuar fshirjen e videove dhe akuzave për korrupsion të zyrtarëve të lartë turq. Megjithatë Gjykata Kushtetuese vendosi më 2 prill se ndalimi ishte i paligjshëm.

Të enjten, ekipi i Twitter tha se ishte ” i inkurajuar nga lajmi se dhe se mirëpresin përdoruesit turq në faqen e rrejtit social. Pas ndalimit Twitter, qeveria ndaloi edhe  YouTube , pas publikimit të një video që zbulonte ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu duke biseduar mbi sulm të mundshëm në Siri.

Erdogan pretendon se regjistrime të tilla po fabrikohen për të kthyer njerëzit kundër tij. Ai ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë klerikun me bazë islame dhe ish leatin e tij Fethullah Gulen për komplot me qëllim rrëzimin e tij nga pushteti. Gulen nga ana e tij ka mohuar të gjitha akuzat.

Ndërkohë që kritikat ndaj këtyre vendimeve të Erdogan kanë ardhur si nga jashtë dhe nga brenda vendit. Ishte presidenti i vendit Abdullah Gul që reagoi menjëherë, duke u shprehur se Turqia po kalon kohë të vështira.

Ndërkohë media turke ka njoftuar se edhe ndalimi i youtube është rrëzuar nga gjykata, por me një kusht, që 15 video të mbeten të bllokuara.(Ora News)

Lajme të ngjashme

Back to top button