Thaçi: Ahmeti erdhi me dhunë në pushtet

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në tubim në e fshatit Çellopek të Tetovës ka thënë se Ali Ahmeti me dhunë ka ardhur në pushtet dhe pas 10 vite po e humb atë.

“Un jam në politikë 20 vite, ndërsa BDI 10, por për dallim prej tyre ato erdhën me dhunë në pushtet dhe pas gjithë këtyre viteve Ahmeti nuk ka pushtet. BDI me partnerin maqedonas është rob dhe lypës. Ahmeti e di vlerën e zërit të popullit. Ne nuk jemi krijuar që ti zhdukim anëtarët e BDI-së por të sigurojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe të ndjekim rrugën e BE-së”, deklaroi Thaçi.

Kandidati presidencial i PDSH-së, Iljaz Halimi mes tjerash tha se do të jetë zëri i tyre dhe do të fillojë me ndryshime për të mirën e të gjithë qytetarëve. 

“Për herë të parë në histori ka një kandidat të vetëm shqiptar. Tani duhet ta tregojmë potencialin tonë kombëtar. Qytetarët nuk ndjehen të sigurt, situate është shumë e keqe dhe kjo vetvetiu nuk mund të ndryshohet. Këtë mund ta ndryshoni ju, nëse votoni për mua. Unë do të jem zëri juaj dhe unë do të filloj me ndryshime”, tha mes tjerash Iljaz Halimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button